Investimi i bere nga FSHf ne stadiumin “Loro Boriçi” apo dhe ne fushen “Reshit Rusi” eshte i pamjaftueshem per te zgjidhur hallet e futbollit shkodran ne infrastrukture. Por nderkohe, pak dite me pare, kryetari i Bashkise Shkoder ne pritje qe i beri ekipit te futbollit te femrave te Vllaznise, premtoi se ky institucion do te ndertonte nje fushe ne Postribe, fushe kjo qe do t’i sherbente ekipit te femrave por edhe te tjereve.

Por nderkohe, i pyetur ne lidhje me faktin nese edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar te investoje ne infrastrukturen sportive ne Shkoder, presidenti i saj Armando Duka gjate vizites se tij ne Shkoder eshte pergjigjur:

“Projekti i Federates eshte lançuar dhe publikuar. E kam perseritur disa here dhe po e perseris edhe nje here tjeter. Çdo lloj ambjenti i lire qe do na vihet ne dispozicion, ne financojme 50 % per te bere fushe futbolli.

Bardh Spahine e falenderoj shume nese do te bente edhe me shume se nje fushe, nese do te bente dy, tre apo me shume ambjente te tilla. Por jo vetem Bashkia, Edhe çdo individ apo klub, do te mbeshtetet nga Federata pa kushte vetem per te miren e futbollit.

Ne e kemi te qarte se problemi kryesor i futbollit shqiptar sot eshte mungesa e inventarit te fushave te futbollit, jo e kualitetit sepse nese flasim per kualitet, fusha e stadiumit eshte shume e mire, edhe ajo e lekurave eshte shume e mire, por jane shume te pamjaftueshme per Shkodren.

Shkodra ka nevoje minimumi edhe per 10 fusha te tjera dhe nese Bashkia Shkoder apo çdo lloj individi ne na i ve ne dispozicion 10 apo dhe 15 fusha ne Shkoder, ne jemi gati te financojme 50 % te tyre.