Mirel Josa ka folur pas barazimit 1-1 kundër Teutës në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores.

Trajneri kryeqytetas ka analizuar shkurtimisht këtë takim duke treguar se ku çaloi ekipi i tij. Në prononcimin e zakonshëm për Oversport, Josa deklaroi:

“Çfarë mund të them për skuadrën. Filluam një lojë të barabartë. I gjithë problemi ishte se humbëm disa dyluftime në mesfushë. Shënimi i golit ishte mjaft pozitiv për ne. Dolëm 2-3 herë në sulm dhe shënuam golin. Aty duhet të kishim qenë pak më të qetë.

Goli i dytë? Normale, edhe mund të kishim pësuar. Skuadrës s’mund t’i them që ishte e lodhur. Volum loje pati. U tregua në pjesën e dytë të lojës.

Mund të shënonim me dy rastet që kishim me kokë. Kështu është futbolli. Kishim probleme në dyluftimet në mesin e fushës”, tha ai