Ndonëse është lënë për sot paradite vendimi që do merret, drejtuesit e Vllaznisë nga sa duket kanë mbyllur punë me Mirel Josën. Ata kanë vendosur ta shkarkojnë atë për mungesë rezultatesh dhe kjo duket qartë nga fakti se krerët kuqeblu kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e tij. Emri më I lakuar është ai I Sulejman Starovës. Sula në fakt shpeshherë është përfolur si kandidaturë për postin e trajnerit të Vllaznisë por asnjëherë një lëvizje e tillë nuk është bërë realitet.

Ndoshta këtë herë, kjo mund të realizohet. Burime pranë trajnerit bëjnë të ditur se ai e ka me dëshirë një emërim të tillë tek Vllaznia por megjithatë ende nuk ka asgjë konkrete për momentin. Përpara se të vendoset kjo, natyrisht duhet mbyllur punë me Josën njëherë megjithëse shkarkimin e tij duket se e ndan vetëm një deklaratë zyrtare nga ana e klubit shkodran e që pritet të jepet sot.