Ka ardhur humbja e parë për skuadrën koplikase pas 5 javësh kampionat. Dje, Veleçiku është mundur në Peshkopi nga Korabi vendas me rezultatin 1-0. Goli i shënuar që në minutën e 7-të nga vendasit, nuk është barazuar për asnjë moment nga koplikasit që vazhdojnë të kenë probleme në sulmin e tyre.

Largimi i sulmuesit kryesor Kurtaj për tek Tërbuni, ka prishur shumë punë tek kjo skuadër sepse ende nuk është gjetur zëvendësuesi i tij. Pas javës së pestë të kampionatit, Veleçiku ndodhet në vendin e pestë në renditje me 6 pikë të grumbulluara pas 1 fitoreje, 3 barazimesh dhe 1 humbje, me golaverazhin 2-1. Ndërkohë, po për këtë grup, Tërbuni i Pukës e ka patur pushim këtë javë megjithatë vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje.