D E K L A R A T E P E R S H T Y P

Bordi Mbikqyres i Klubit te Futbollit Vllaznia sh.a., nen drejtimin e kryetarit z. Ridvan TROSHANI ka zhvilluar sot nje mbledhje te zgjeruar me pranine edhe te Administratorit te KF Vllaznia sh.a. z. Kujtim SHABA, te Drejtorit Sportiv z. Armir GRIMA dhe te trajnerit Mirel JOSA.

Ne kete mbledhje eshte bere nje analize e hollesishme e ecurise se deritanishme te ekipit te Vllaznise, duke evidentuar rezultatet e dobeta qe jane arritur, bazuar ne renditjen e deri tanishme ne Superlige, numrin shume te vogel te pikeve te grumbulluara- vetem 7 ne 6 ndeshje ose 7 pike nga 18 te mundshme, diferencen prej 6 pikesh nga kryesuesit e renditjes aktuale.

Ne vijimesi, prej mese nje jave Bordi Mbikqyres por edhe stafi drejtues i KF Vllaznia sh.a., jane duke realizuar nje analize te hollesishme te arsyeve qe kane sjelle mosrealizimin e objektivave te percaktuara ne fillim te sezonit nga drejtuesit me te larte. Nga ana e tij, Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. ka respektuar te gjitha kontratat dhe kushtet e tjera ashtu sic kishte premtuar ne nisje te administrimit nga Bashkia Shkoder si aksionere e vetme. Ne mbledhjen e Bordit Mbikqyres jane analizuar pergjegjesite e stafit teknik dhe stafit administrativ te KF Vllaznia.

KF Vllaznia sh.a. rikonfirmon te gjitha objektivat qe i ka vene vetes ne nisje te sezonit si pretendent per fitimin e Superliges dhe Kupes se Shqiperise, rrjedhimisht per pjesmarrje ne Kupat e Europes.

Sigurojme sportdashesit e zjarrte shkodrane se Bordi Mbikqyres dhe drejtuesit e KF Vllaznia sh.a., jane te angazhuar maksimalisht te arrijne objektivat qe i kane vene vetes per ta mbajtur lart emrin dhe imazhin e Vllaznise tone.

Analiza ne Bordin Mbikqyres do te vijoje edhe diten e neserme date 25 tetor 2011, ku do te percaktohen masa konkrete per arritjen e Vllaznise ne nivelet qe kerkohen nga stafi dhe qytetaret Shkodrane.

Zedhenesi

Blerti DELIJA

Shkoder, me 24 tetor 2011