Trajneri i njohur Mirel Josa ka bere nje analize te skuadrave pjesmarrese ne “Final 4” dhe si rrjedhoje eshte ndalur edhe tek sfida Egnatia- Vllaznia, teksa ka folur edhe per skuadren qe e ka drejtuar disa here, ate shkodrane. Ja si eshte pergjigjur ne lidhje me kete teme ai:


Profesor, ishin këto 4 ekipet më të mira?

Përse jo! Këtu normalisht mund të fusim edhe ekipe të tjera, por në momentin që këto ekipe nga fillimi deri në fund kanë qenë në nivele të pranueshme, nuk përcaktohen këto gjëra në 2-3 ndeshjet e fundit. Egnatia ishte aty, Partizani luftoi me Vllazninë për vendin e dytë, pse jo edhe Skënderbeu, që ka bërë ndeshje të mira.


Egnatia-Vllaznia, hera e 7-të që do të përballen ndërmjet tyre këtë sezon, kë sheh favorit në këtë takim?

Edhe vitin e kaluar, Egnatia-Vllaznia luajtën gjashtë herë. Nuk shikoj favorit në këtë drejtim, gjithçka varet nga gjendja e ekipeve, ka rëndësi mjaft ndeshja e sotme e kupës, jo si rezultat, por ccfarë dëmesh mund të pësojë. Edhe ndeshja e sotme është një fotografi për atë që mund të ndodhë.


Me Brdariç drejtuesit e Vllaznisë, duket sikur bënë të njëjtën lëvizje si me ju pak kohë më parë, por ju e fituan një trofe, Kupën, a mund Bërdaric të bëjë të njëjtën gjë?

Derisa drejtuesit e Vllaznisë vendosën rikthimin e trajnerit, duhet respektuar. Kemi filluar kapitullin Brdaric 2, të presim e të shohim se sa rezultativ do të jetë, unë bazohem te ajo që ka bërë Brdaric më përpara te ky ekip. Gjithçka mbetet për t’u parë.

Si e ke parë këtë sezon Vllazninë profesor, si e sheh në këtë “final-four”, sa shanse i jep për të fituar titullin?

Çdo trajner ka stilin e vet të lojës, të shohim si do shkojnë gjërat.


Nuk po shkrep më Bekim Balaj profesor, nga një bekim për Vllazninë, tani po kthehet në një shqetësim të vogël, ka krijuar varësi ekipi nga Balaj…

Nga një lojtar si Bekimi, normal që do krijosh varësi. Është një lojtar që ka investuar. Nuk duhet të shqetësohet Vllaznia, nuk është e thënë që të realizojë gol vetëm Bekimi, ka edhe lojtarë të tjerë. Unë e shikoj ekipin të varur nga komponentë të tjerë.


Mes tyre, Egnatia-Vllanzia, kë sheh në finale?

Unë thashë edhe një herë tjetër që varet si shkojnë gjërat sot në kupë. Ka dy precedentë, anën psikologjike, anën fizike. Do ta shikojmë.