Pasditen e sotme në kuadri e ndeshjeve të javës së 18-të të kampionatit të futbollit të femrave është luajtur “derbi” i Shkodrës në mes AAS dhe “Juban Danja”.

Takimi i luajtur në fushën e kompleksit “Hasaj” dhe në fund kanë qenë vajzat e drejtuara nga trajneri Kastriot Preka të cilat kanë fituar me rezultatin 3-2.

Ka qenë “Juban Danja” ajo që ka kaluar e para në avantazh me anë të futbollistes Matilda Tanushi në minutën e 36-të dhe me këtë gol do të mbyllej pjesa e parë.

E dyta do të ishte një histori krejt tjetër teksa janë shënuar edhe 4 gola. Në fillim ka dyfishuar shifrat Klaudia Uku, megjithatë Iris Armoku në minutën e 48-të ka ngushtuar rezultatin në minutën e 48-të.

Ndërkohë kapitenia Klaudia Rrotani në minutën e 76-të do të shënonte edhe golin e tretë për “Juban Danja” megjithatë në fund do të ishte Lusilda Sufaj ai që do të ngushtonte rezultatin për AAS por vetëm kaq sepse do të ishin kundërshtaret ato që do të fitonin me rezultatin 3-2.

Me këtë fitore “Juban Danja” është ngjitur në kuotën e 28 pikëve duke mbajtur vendin e pestë në renditje ndërsa AAS mbetur me 15 pikë në vendin e nëntë të renditjes.
© shkodrasport.com