Pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, “Juban Danja- Murlani” dhe Tirana e kane mbyllur ne barazim pa gola perballjen mes tyre te luajtur ne fushen sportive te Barbullushit.
Takimi i javes se 17-te ka dhuruar barazimin 0-0, rezultat ky qe i le keto dy ekipe ne te njejtat pozita ne tabelen e klasifikimit edhe pas kesaj jave, Tirana e treta dhe “Juban Danja- Murlani” i katerti.
Ky i fundit ka patur disa mundesi shenimi, por qe nuk jane konkretizuar dot. Kuptohet qe ekipi po vuan ne manovren sulmuese dhe si rrjedhoje, ne ndeshje te tilla e ka te veshtire te shkoje tek goli.
Megjithate edhe barazimi eshte nje rezultat pozitiv dhe e mban ekipin shkodran serish ne mes vendeve te para te renditjes. Kujtojme qe “Juban Danja- Murlani” ka edhe nje ndeshje me pak te luajtur, ate me Tirana AS dhe ne rast fitoreje ndaj tij, do te kape serish vendin e trete te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/