Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin për javën e 17-të të Superiores shqiptare, por edhe për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. E gjithë java e 17-të e kampionatit të futbollit do të luhet ditën e premte, më 26 janar. Kupa e Shqipërisë rikthehet me 31 janar, të mërkurën.Në Superiore bien në sy përballjet Vllaznia-Kukësi dhe Flamurtari-Partizani. Ndeshja e Shkodrës ka shumë interes për tifozët kuqeblu por edhe ata kukësianë dhe jo më kot, është lënë ora 17.00 për zhvillimin e saj.

Në shkallët e “Loro Boriçit” pritet të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh për këtë sfidë. Ndiqni më poshtë kalendarin e plotë të javës së 17-të:

Java e 17-të e Superiores
14:00 Luftëtari – Skënderbeu
14:00 Kamza – Laçi
14:00 Teuta-Lushnja
17:00 Vllaznia – Kukësi
17:00 Flamurtari-Partizani

© shkodrasport.com