Në prag të sfidës me Arsenalit, trajneri holandez tha se do të vijë momenti i shumëpritur i debutimit të sulmuesit Rasmus Hojlund me fanellën e Mançester Junajtidit, i cili është gati për ta nisur që nga minuta e parë ndeshjen në “Emirates”.
Danezi 20-vjeçar nuk ka luajtur ende që pas transferimit nga Atalanta për 72 milionë paund për shkak të një dëmtimi në shpinë.
Por Ten Hag tha në konferencën e djeshme për shtyp: “Ai është gati për të luajtur titullar.
Ka pasur një javë të mirë në stërvitje. Nesër (sot) do të kryejmë seancën e fundit, por ai po stërvitet dhe po përgjigjet mirë”.