Kategoria e Parë, duhet të fillonte në 19 shtator, por kjo gjë nuk ndodhi. I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, juristi i FSHS-së, Aldi Topçiu, zbuloi se kjo kategori nuk ka startuar për shkak se është shtyrë gjithë procesi i licencimit.

“FSHF ka 2 natyra trupa vendimmarrjesh, ekzekutive dhe jurdike. Komisionet juridike, ka shtyrë gjithë procesin e licencimit, që nga marsi. Dy klubet nuk e kanë marrë licencën. Kanë apeluar vendimmarrjen brenda afateve ligjore.

Brenda kësaj jave kjo gjë do të adresohet. Komiteti Ekzekutiv nuk mund të marrë vendim për një trup tjetër. Me të dalë vendimi i Apelit, do të zgjidhet edhe çështja e Kategorisë së Parë”, u shpreh Topçiu.

Kjo do te thote se ndoshta javen e ardhshme ky kampionat mund te nise, por gjithsesi duhet pritur sepse futbolli shqiptar po kalon momente jo te mira si pasoje e ngerçit qe eshte krijuar ne mes Liges Profesioniste dhe Qeverise.