Ditet e fundit kombetarja U17 e Irlandes ka zhvilluar nje grumbullim disaditor. Grumbullim ky qe vjen pas disa muajsh pauze si rrjedhoje e situates se krijuar nga pandemia.

Grumbullimi i fundit do t’i sherbeje trajnerit O’Brien per te pare gjendjen e lojtareve ne prag te ndeshjeve eliminatore te Kampionatit qe do te zhvillohen ne muajin tetor teksa Irlanda do te luaje ne grup me Polonisë, Maqedoninë e Veriut dhe Andorrën.

Sic behet e ditur, ne kete grumbullim nga tre shkodranet qe kane qene rregullisht pjese e kesaj kombetareje, kete here i pranishem ka qene vetem mesfushori Justin Ferizaj.

Sulmuesi Kevin Zefi qe sic dihet se fundi eshte bere pjese e Interit, nuk ka qene i pranishem ne kete grumbullim dhe po ashtu as Rocco Vata.

Ferizaj nderkohe vazhdon te jete nje pike shume e forte e Irlanda U17, madje kohet e fundit eshte grumbulluar edhe me ate U18. Nje mesfushor me shume te ardhme qe me shume mundesi shume shpejt do ta shohim duke luajtur ne ndonje nga ekipe me emer ne Europe./SHKODRA-SPORT.COM/