Paulo Dybala do të largohet në fund të sezonit me parametra zero nga Juventus.

Thashethemet e merkatos në Itali, thonë se Juventus është vënë direkt në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit argjentinas.

Thuhet se Juventus ka si synim të transferojë në merkaton e verës sulmuesin italian të Romës, Nicolo Zaniolo.

Zaniolo vlerësohet nga romakët rreth 40 milionë euro dhe besohet se Juventus pritet të bëjë shumë shpejtë ofertën zyrtare.