HomeKRYESOREJuventus takohet me shqiptarin Ramadani, flitet për tre klube njëherësh

Juventus takohet me shqiptarin Ramadani, flitet për tre klube njëherësh

Juventusi kërkon të gjejë një zgjidhje sa më parë të jetë e mundur për Gonzalo Higuain, pasi ndjen rrezikun se në fund të sezonit, Milani do të kthejë sulmuesin argjentinas në Torino.

Bardhezinjtë shpresonin që të mbyllnin transferimin e tij në Milano në fund te sezonit dhe Milani të paguante edhe 36 milionë euro të tjera për kartonin e tij që do të shërbenin për të amortizuar shpenzimet e vitit 2018 për të siguruar Kristiano Ronaldon.

Si rrjedhojë, dje Paratiçi është takuar me Fali Ramadanin, ndërmjetësin e merkatos me origjinë shqiptare i cili prej disa kohësh po punon për klubin e Çelsit dhe po merret me transferimet e londinezëve.

“Sky Sport” raporton se bardhezinjtë janë në dijeni të interesit të Mauricio Sarrit për sulmuesin argjentinas dhe i kanë kërkuar Ramadanit informacion nëse kishte diçka konkrete.

Por menaxheri u ka bërë të qartë se londinezët kanë pak interes për lojtarë mbi 30-vjeç ndaj ka pak mundësi që një transferim i tillë të kryhet. Përveç kësaj, është bërë e qartë se Milani nuk ka ndër mend të lërë të largohet lojtarin të paktën deri në verë, kurse Çelsi kërkon të përforcohet menjëherë gjatë kësaj dritareje të merkatos. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments