Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJuventusi ndryshon strategji për yllin e Serie A, ka një plan B

Juventusi ndryshon strategji për yllin e Serie A, ka një plan B

Juventusi po mendon për merkaton e verës dhe kanë ndryshuar strategjinë për një nga të dëshiruarit e merkatos së verës.

Ekipi bardhezi dëshironte të afronte në merkato talentin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Një lëvizje e tillë nuk do të ndodhë në merkaton e verës, pasi Roma nuk do ta humbasë, ndërsa drejtuesit e kampionëve nuk duan të rrezikojnë.

I riu është i dëmtuar dhe duan ta shohin se si vjen pas operimit dhe reabilitimit të gjatë.

Zaniolo do të qëndrojë dhe në sezonin e ri me Romën më pas do të shihet se çfarë do të ndodhë. Juvja është gati të paguajë mbi 50 milionë euro për kartonin e tij, por duan ta bëjnë pas shërimit nga dëmtimi./telemedia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments