Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, pas humbjes në mesjavë me Studentin, është rikthyer sërish tek fitorja. Ai e ka bërë këtë gjë në Elbasan ditën e djeshme teksa ka fituar ndaj skuadrës vendase me rezultatin e pastër 3-0. Ka qenë një ndeshje e dominuar në të gjitha drejtimet nga volejbollistët shkodranë që nga fillimi dhe deri në fund. Seti i parë është fituar nga Vllaznia në shifrat 25-15, në të dytin epërsia do të ishte edhe më e madhe dhe ai mbyllet 25-12 ndërsa në të tretin ka më shumë rivalitet megjithatë shkodranët do të fitonin me shifrat 25-20. Në këtë mënyrë, djemtë e trajnerit Artan Kalaja kanë arritur një fitore të pastër në këtë takim dhe me të, janë ngjitur në kuotën e 23 pikëve pas 11 ndeshjeve të luajtura. Ata kanë arritur 7 fitore deri tani dhe katër humbje duke qenë kështu pas Teutës që kryeson në renditje.
www.shkodrasport.com