Vllaznia duhet të mendohet mirë dhe duhet të shpejtojë për të nisur rinovimet, sepse nëntë futbollistë të formacionit rrezikojnë të ikin në fund të sezonit. Kjo gjë e tillë vjen pasi u mbaron kontrata.

Kështu, kapiteni Erdenis Gurishta, Bojan Zogoviç, Marko Juriç, Darko Bulatoviç, Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Liridon Latifi, Ardit Hoxhaj dhe Ante Aralica në maj të 2023-shit do të jenë pa kontratë. Pa kontratë në verë dalin edhe futbollistë nga stoli i rezervave si Dajan Shehi, Elvedin Heriç, Arsid Kruja dhe Kaina.

Gjithsesi, Vllaznia në këtë moment që flasim, duhet të shfrytëzojë pauzën për shkak të Botërorit dhe duhet të nisë rinovimet, sepse në të kundërt do të shohë ekipin pa futbollistët titullarë, ashtu siç ndodhi edhe me disa lojtarë sezonin e shkuar.

Megjithatë, akoma ka kohë sa të duash dhe duhet të presim ende për të parë se ç’do të ndodhë në të ardhmen. /Maringlen ZHIVANI/

Futbollistët pa kontratë në fund të sezonit: Bojan Zogoviç, Erdenis Gurishta, Marko Juriç, Darko Bulatoviç, Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Liridon Latifi, Ardit Hoxhaj, Ante Aralica, Dajan Shehi, Elvedin Heriç, Arsid Kruja, Kaina