Çështja Neymar ende nuk ka përfunduar. “Ylli” brazilian duket se ka vendosur të mbetet lojtari më i përfolur i këtyre viteve në tregun e transferimeve.

Pas dy muajve negociata, 27-vjeçari nuk arriti të realizonte dëshirën e tij për tu rikthyer te Barcelona e cila refuzoi të paguante çmimin e kërkuar nga PSG-ja me vlerësn 222 milionë euro.

Por, në kampin katalan ka ende shpresë për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’.

Sipas medieve në Spanjë, Barcelona mund të shfrytëzojë një nen të statutit të FIFA-s, i cili që nga viti 2001 është në fuqi.

Sipas këtij neni, lojtari mund të përfundojë kontratën në mënyrë të njëanshme, madje edhe pa ekzistuar ajo që njihet si klauzolë e largimit.

Në këtë rast, çmimi i Neymar do të përcaktohej nga avokatët e FIFA-s dhe përfaqësuesit e Neymar, të cilat pas konsultave përkatëse, do t’i caktonin çmimin rreth 170 milionë euro.