Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, ka thënë më shaka se është portieri më i mirë i historisë së futbollit.

“Së fundmi thashë se isha një portier rezervë te Roma kur aty ishte portieri më i mirë në botë, Alisson, i cili tani është te Liverpool. Tani te Juve, rezerva ime është një nga më të mirët në histori.

Kjo do të thotë se unë jam portieri më i mirë në botë dhe i historisë” shprehet polaku për Sportoëay.

“Seriozisht, një tjetër vit me Gigi-n do të jetë një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe më bëhet qejfi që është kthyer. Mundësia për t’u stërvitur me të, të bisedoj, të mësoj gjëra të reja, nuk mund të blihen.”