Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKa oferta nga Spanja, sulmuesi drejt largimit nga Milani

Ka oferta nga Spanja, sulmuesi drejt largimit nga Milani

Samuel Kastijeho mund të lërë Milanin në këtë merkato verore.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i kuqezinjve ka disa oferta nga skuadrat spanjolle në La Liga.

Nuk dihet me saktësi se cila skuadrër ka trokitur në derën e Milanit për 26-vjeçarin spanjoll, por mesa duken rrugët mes “Djallit” dhe Kastijehos do të ndahen që në këtë sesion merkatoje.

Ish-sulmuesi i Vijarealit në këtë sezon me fanellën e Milanit në të gjitha kompeticionet është aktivizuar në total në 43 ndeshje nga ku ka mundur të realizojë 3 gola dhe të dhurojë 4 asist.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments