Veleçiku prej nje jave ka nisur pergatitjet per sezonin e ri futbollistik ne te cilin padyshim qe do te kete objektiva madhore duke kerkuar me ngulm ngjitjen nje kategori me lart, ne te paren e futbollit shqiptar.
Por trajneri Dritan Smajli ka bere te ditur se skuadra ka nevoje per perforcime dhe ato po vijojne. Futbollisti i rradhes qe ka hedhur firme ne kontrate eshte sulmuesi Brilant Hasaj. Ai ka qene pjese e Veleçikut edhe me perpara nderkohe qe pas largimit prej tij ka provuar te luaje edhe me Burrelin dhe Aden duke e bere edhe atje ashtu si duhet detyren e tij.
Me marrjen edhe te Hasajt, padyshim qe sulmi koplikas tashme eshte me i forte, por nuk perjashtohet mundesia qe ne ditet e ardhshme te kete edhe lojtare te tjere qe mund te vijne si per repartin e sulmit ashtu edhe ne te tjeret.
Veleçiku synon qe te jete nje nga ekipet pretendente ne sezonin e ri dhe do te luftoje fort deri ne fund per ngjitjen ne kategorine e pare. Ketij objektivi iu afrua shume edhe sezonin e kaluar kur shkoi deri ne play-off, por ne fund nuk e arriti.
Me uljen ne krye te pankines te kesaj skuadre te nje emri shume te njohur si Dritan Smajli, synimet jane shume ambicioze dhe tashme do te punohet fort ne te gjithe aspektet per te arritur kete objektiv, por padyshim qe duhen edhe lojtare te tjere./SHKODRA-SPORT.COM/