Qe prej dites se djeshme futbollisti shkodran Arlind Kalaja ka nisur nje aventure te re ne Suedi teksa ka firmosur nje kontrate dyvjeçare me ekipin Ljungskile Sk.
Lojtari qe deri ne muajin janar ka qene pjese e Vllaznise, tani do te kerkoje te kete sukses ne nje vend tjeter dhe e ka nisur nga kategoria e trete e futbollit suedez, por ai shpreson qe ekipi aktual t’i sherbeje si trampoline per t’u ngjitur me lart.
Kalaja ka dhene nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka folur edhe per Vllaznine dhe ndeshjen e saj te sotme ndaj Partizanit, interviste qe mund ta ndiqni me poshte:
– Arlind, urime per kontraten e re…
Faleminderit!
– I lumtur per kete kontrate?
Patjeter, e shoh si nje fillim te ri dhe nje hap me rendesi per mua.
– Si u lidhet me kete ekip?
Siç e dini, une ndodhem qe ne janar ne Suedi dhe ka qene nje mik i imi dhe i familjes qe me ndihmoi te gjeja kontaktet dhe te provoja veten. Nje prove qe kaloi me sukses sepse une stervitem prej disa kohesh me kete ekip derisa dje firmosa me te.
– Sa zgjati prova dhe cilat jane pershtypjet tuaja per kete ekip dhe ambjentin aty?
Me shum mori kohe me ka marre procedura e leje qendrimit sepse une erdha nga nje vend qe eshte jashte Bashkimit Europian, por ekipi mori çdo gje persiper dhe per kete i jam mirenjohes. Jam ambjentuar mire dhe shpejt, ndihem vertet mire.
– Por do e nisni nga kategoria e trete ne Suedi…
E rendesishme per mua esht te tregoj veten dhe ta perdor si trampoline per nje tjeter hap ne karrieren time.
– Nga sa keni pare deri tani, çfare niveli eshte futbolli ne kete kategori?
Me duhet ta provoj fillimisht sepse akoma s’kam luajtur ne ndeshje zyrtare ngaqe kampionati fillon keto dite ketu.
– Nje mendim per Vllaznine qe prej periudhes kur nuk je me pjese e saj. Ke pritur me shume nga rezultatet e saj?
Duke pasur parasysh se objektivi fillestar dhe primar ishte ai i rikthimit titullit kampion mendoj se mund te kishte bere me mire, megjithate ne loje eshte Kupa e Shqiperise dhe Kupat e Europes keshtu qe shpresoj se Vllaznia te arrije keto dy objektiva.
– Se fundi, nje mendim per ndeshjen e sotme, gjysmefinalen e pare Partizani- Vllaznia?
Ndeshje e veshtire dhe mendoj se do jete e luftuar pasi te dy ekipet e pretendojne kupen. Shpresoj ne nje dite te mire te Vllaznise dhe te hedh nje hap qe ne ndeshjen e pare per kualifikimin ne finale./SHKODRA-SPORT.COM/