Ky fundvit do të mbahet mend gjatë për kampionatet e futbollit në të gjithë botën, pasi do të kenë një ndërprerje të pazakontë për shkak të Botërorit “Katar 2022”, që starton më 20 nëntor.

Edhe futbolli shqiptar do të ndërpritet më 14 nëntor, pasi të jetë luajtur edhe java e 13-të e Kategorisë Superiore. Por, jo vetëm elita, pasi në këtë datë do të ndërpriten gjithashtu Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë.

Sa i takon Superliges, Vllaznia do te luaje edhe kater ndeshje deri ne nderprerjen e saj. Qe do te thote se kalendari e favorizon dukshem sepse ne 4 ndeshjet qe do te luhen, tre do t’i kete ne Shkoder, pikerisht me Erzenin, Tiranen dhe Egnatian dhe vetem nje do te luaje ne transferte me Kukesin.

Pushimi total i futbollit në vendin tonë do të zgjasë deri më 7 dhjetor, kur është parashikuar të zhvillohet finalja e Superkupës, Tirana-Vllaznia. Kampionatet rinisin më 11 dhjetor dhe vazhdojnë deri më 28 dhjetor, për t’u rikthyer më 14 janar.
Maringlen ZHIVANI