Superiorja do të rikthehet në fushë ditën e shtunë, ku do të luhen edhe të gjitha përballjet e vlefshme për javën e 34-t. Të pesta sfidat do të zhvillohen në orën 16:00. Kjo axhendë do të aplikohet edhe në dy javët e fundit, për të shmangur sadopak favorizimet.

Për sa i përket javës së 34-t3, spikasin duelet Vllaznia-Dinamo, Partizani-Skënderbeu, Teuta-Egnatia si dhe Laçi-Tirana. Ndërkohë që duel pa shumë interes pritet të jetë ai mes Erzenit dhe Kukësit.


AXHENDA E PLOTË:

Erzeni- Kukesi

Vllaznia- Dinamo

Laçi- Tirana

Partizani- Skenderbeu

Teuta- Egnatia