Sherif Kallaku insiston se penalltia e akorduar në favor të Teutës në ndeshjen ndaj Erzenit ishte, duke kundërshtuar fjalët e trajnerit të shijakasve, Xhevahir Kapllani.
“Kur shënon gol, gjithmonë ndjehesh i kënaqur, por sot mund të them se nuk jam shumë i kënaqur se doja të ishte gol trepikëshi e jo barazimi, se mendoj se kemi zhvilluar një lojë të mirë në pjesën e parë që mund të shkonim 2-0 ndaj nuk jam i lumtur e shpresoj që në ndeshjet e tjera të bëjmë më mirë në fushë duke korrigjuar gabimet.
Kam humbur penallti më parë por tani jam pak më i qetë te gjuajtjet, shkoj me vetëbesim dhe me synimin për të bërë gol.
Kur lojtari i Erzenit më thotë kap këmbën dhe topin, çfarë i bie të jetë? Për mua është penallti se ka kontakt, nuk kam se si të rrëzohem. Kur Iljazi më thotë kapa këmbën dhe topin, e shpjegova që nuk mund të rrëzohem në atë lloj mënyee nëse nuk ka kontakt. Unë nuk do futem te VAR-i për të treguar se ku është kontakti!
Teuta është në një pozitë më të vështirë dhe ndonjëherë duket në pah ajo që jep te Teuta. Te Tirana ka objektiva madhorë dhe kanë dëshirë të shohin vetëm atë që ata dëshirojnë”, tha ai për “Oversport”.