Tirana u mposht falë një penalltie të kthyer në gol nga Herald Marku. Pas sfidës, Florent Hasani u shpreh se ndeshja u vendos nga një episod i lehtë që u vendos nga gjyqtari.
“Ata kishin një mbrojtje të fortë dhe në përgjithësi ishte ndeshje e fortë e cila u vendos me një episod shumë të lehtë të dhënë nga gjyqtari. Mbrojtja e tyrë kishte duele të forta me sulmin tonë dhe në fund ia arritën që të fitojnë ata.
Bashkëpunimi im me Patrikun është i mirë, i pasojmë asistojmë njëri tjetrit, ishte ndeshje e mirë nga ne, kemi mentalitet kampioni dhe nuk dorëzohemi pas kësaj humbje, kemi shumë të tjera deri në fund, unë besoj se do dalim kampionë, pasi në grup kemi lojtarë kampionë, arbitri i dha një dhuratë të mirë Vllaznisë sot me penalltinë, por ska gjë se ne u munduam deri në fund edhe pse nuk ja arritëm do të mendojmë për ndeshjen tjetër.
Mendoj se ishim tek porta kundërshtare, patëm disa kombinime përpara, por nuk ja arritëm të shënonim dhe ndeshja u vendos nga ajo penallti që nuk meritohet të jepet në një ndeshje si kjo, Tirana-Vllaznia. Se mbajmë mendjen tek premiot”, u shpreh Hasani në një prononcim për “Oversport”.