Më në fund, Florian Kamberi do të ketë mundësinë të debutojë me kombëtaren pasi në grumbullimet e mëparshme e kanë penguar dëmtimi dhe koronavirusi. Vetë sulmuesi në një intervistë për Dailyrecord.co.uk, thekson se ka qenë e çmendur ajo që i ka ndodhur në këto dy vitet e fundit, por ka qenë gjëra të cilat nuk ishin në dorën e tij.

Kamberi thekson se ndihmësit të Rejës, Porrinit, (me të cilin ka qenë pëe herë të parë në kontakt) por edhe Shqipërisë kërkon t’ia shpërblejë në fushë besimin e dhënë.

“Hera e parë që u thirra nga Shqipëria ishte në nëntor 2019. Kisha një dëmtim dhe nuk isha në gjendje të luaja. Gjithashtu edhe dokumentacioni im nuk ishte i gatshëm me kohë. Vitin e kaluar, u bë shkak pamundësia për të fluturuar për shkak të pandemisë.

Mora sërish ftesë, por nuk mund të shkoja, sepse isha infektuar me Koronavirus. Ka qenë e çmendur ajo që më ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit. Kanë ndodhur shumë gjëra, por shumë prej tyre jashtë kontrollit tim. Ishte zhgënjyese dhe e vështirë, sepse dua të luaj për Shqipërinë. Jam i kënaqur që jam në formë, jam me skuadrën e Shqipërisë dhe jam gati të luaj.

Jam i përqendruar në tri ndeshjet e ardhshme. Është bukur që kemi disa ndeshje të mëdha, si ato me Anglinë, por para kësaj, shpresoj të bëj debutimin tim kundër Andorrës, për mua do të jetë ndeshje e veçantë”.

Serxhio Porrini, njeriu që e bindi për të zgjedhur Shqipërinë- “Jam gjithmonë në kontakt me trajnerin dhe Serxhion. U takova me Serxhion dhe bashkëshorten e tij në Skoci. Ata erdhën për të më vizituar kur isha te Hibs. Ai erdhi të më shihte kur humbëm 5-2 ndaj Celtic në “Hampden”, në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës.

E takova pas ndeshjes dhe të nesërmen shkuam për drekë. Ai dhe Shqipëria kanë treguar shumë besim tek unë dhe tani unë dua t’u shpërblej në fushën e blertë”, u shpreh Kamberi. /VipSport/