Peshëngritësi shqiptar, Arbër Çerçizi është përashtuar përjetë nga ky sport, pasi ka rezultuar pozitiv në testet anti-doping. Federata e Peshëngritjes në Shqipëri njofton se pas testeve të kryera, peshëngritësi ka dalë me substance të ndaluara, duke u marrë për të menjëherë masa.

Kjo ka qenë një sjellje e përsëritur për Çerçizin me substance të ndalauara, duke bërë që Federata ta pezullojë gjithmonë. Sportisti ka fituar dy medalje brozni në Kampionatin Evropian në 2019, që u zhvillua në Rumani.

Njoftimi i Federatës:

Federata Shqiptare e Peshengritjes gjate zhvillimit te Kampionatit Kombetar per te rritur te zhvilluar ne date 20-21 shkurt 2021 ne qytetin e Durresit, duke pasur ne moton e saj luften e panderprere ndaj fenomenit te dopingut i kerkoj OKAD-se ne Shqiperi kontrollin antidoping per te gjitha sportistet pjesemarres ne kete Kampionat. Mbas marrjes se mostrave me date 22.03.2021 vjen pergjigja nga OKAD, sipas testit No LC 1001/21, Ku ka rezultuar Pozitiv me substance Kokaine, sportisti Arber Cercizi.

Te gjitha sportistet pjesemarres ne Kampionatin Kombetar dolen negativ perjashtim ben sportisti I Klub Sport Apollonia Z. Arber Cercizi, I cili doli pozitiv me substancen Kokaine. Ne kete situate ku Federata po Lufton per sport te paster mbasi eshte goditur nga ky fenomen dhe ky sportist eshte perserites, mblodhi Komotetin Ekzekutiv ne menyre urgjente sot me daten 25.03.2021 dhe vendosi masat ekstreme.

Perjashtimin e sportistit Arber Cercizi pergjithmone nga sporti I Peshengritjes, si dhe trainerit te Klubit Sportiv Apollonia per nje periudhe 5 vjecare te mos ushtroje profesionin e trainerit. Per cdo sportist qofte ai dhe madalist qe do dali pozitiv nga kontrolli I kerkuar nga fedarata do te kete te njejten mase (perjashtim nga spoti).

Me respekt

President I FSHP-se, Elez GJOZA