Kampionatet kombëtare të basketbollit, si për meshkuj ashtu edhe për femra, nuk do të nisin as këtë fundjavë siç ishin planifikuar më parë. Arsyeja është se ekipet pjesmarrëse ende nuk kanë bërë rregjistrimin në Federatë për pjesmarrje dhe njëkohësisht duke paguar detyrimet që ky institucion ka vendosur për sezonin  e ri. Deri ditën e djeshme vetëm dy ekipe janë rregjistruar, ato të Skënderbeut ndërsa të tjerat jo. Ndër ekipet që ende nuk kanë bërë rregjistrimin për pjesmarrjen në sezonin e ri janë edhe ato të klubit Vllaznia. Kjo ka ndodhur ngaqë për të marrë pjesë, këto dy ekipe duhet të paguajnë një shumë prej gati 3 milionë lekësh në arkën e Federatës, shumë që për momentin nuk është në arkën e klubit. Në fakt, pagesa e një shume të tillë duket paksa absurd sepse Federata Shqiptare e Basketbollit për të mbushur arkën e saj, ka vendosur një tarifë prej 1 milionë lekësh për çdo ekip për pjesmarrje. Përveç kësaj, federimi I dy ekipeve kushton e sikur të mos mjaftonin këto, këtë sezon kjo Federatë ka nxjerrë edhe një rregull të ri që çdo basketbollist që lëviz nga një klub në tjetrin, duhet t’I paguajë Federatës shumën e 300 mijë lekëve. Pikërisht për këtë, ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë duhet ta paguajë këtë shumë në Federatë ngaqë ka marrë sportistin Fatjon Taraboshi. Në fakt bëhet fjalë për një rikthim të tij pas një sezoni aktivizimi tek Teuta dhe ndonëse ai kthehet tek ekipi mëmë, sërish klubi duhet të paguajë për të. Ky është një absurditet megjithatë rregullat e reja kështu janë vendosur dhe jo më kot, kampionatet janë shtyrë sërish duke pritur tashmë nëntorin për nisjen e tyre.

www.shkodrasport.com