Federata Shqiptare e Boksit ka vendosur që të zhvillojë në Shkodër javën e ardhshme kampionatin kombëtar të boksit për të rritur.

Në të do të marrin pjesë sportistët më të mirë te vendit që do të përfaqësojnë të gjithë ekipet që aderojnë në këtë Federatë. Pjesmarrëse padyshim që do të jetë edhe Vllaznia e cila është kampione në fuqi e vendit.

Trajneri i saj Zef Gjoni në një prononcim për “Shkodra Sport” është shprehur se sportistët kanë kohë që përgatiten për këtë aktivitet dhe padyshim që beson tek suksesi i rradhës për ekipin e Vllaznisë…

Kuptohet qe konkurrenca do te jete e madhe me ekipin e Tiranes i cili edhe ai eshte perforcuar duke marre ne rradhet e tij edhe boksiere nga Teuta dhe si rrjedhoje, pritet te kete nje rivalitet shume te forte.

I pyetur se tek cili sportist beson më shumë për suksesin në këtë kampionat, trajneri Gjoni ka përmendur disa nga boksierët që sipas tij kanë gjasa të dalin kampionë si individë dhe t’i japin shanset edhe Vllaznisë për t’u shpallur kampione si ekip…

“Shpresat jane qe boksiere te tille si Demaj, Kajoshi, Hysaj dhe Eliazi te jene kampione te padiskutueshem, nderkohe qe kemi edhe dy boksiere kosovare qe shpresojme tek to. Pa lene menjane edhe ndonje boksier tjeter te ri”- eshte shprehur trajneri i Vllaznise.

Kampionati kombëtar i boksit do të startojë më datë 16 shtator në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndërkohë që me datë 17 do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe me datë 18 do të jenë finalet që do të përcaktojnë kampionët individë sipas peshave, por edhe ekipin kampion të Shqipërisë për vitin 2021./SHKODRA-SPORT.COM/