Bylisi ka nisur përgatitjet për Vllazninë. Pasi morën trofeun e grupit, ballshiotët lakmojnë edhe titullin e Kategorisë së Parë. Në Ballsh duken mjaft të lumtur për ngjitjen në elitë, e megjithatë janë të vendosur për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore si kampionë. Këtë e deklaruan edhe presidenti Besnik Kapllanaj, kryebashkiaku Agron Kapllanaj, por edhe trajneri Veljko Dovedan e kapiteni Valentino Murataj.

Dhe nëse ia dalin, do të thellonin edhe më shumë rekordin e pathyeshmërisë. Prej 9 muajsh nuk njohin humbje dhe kjo është me të vërtetë një ecuri për t’u pasur zili nga tërë klubet e Kategorisë së Parë ndër vite. Ballshiotët e kanë si synim e tyrin Kupën e Kategorisë së Parë, një trofe që e kanë bërë të vetin sa herë kanë luajtur të paktën në dekadën e fundit. Ndaj, edhe me Vllazninë nuk do të ndryshojnë ritual.

Atmosfera është optimiste, përtej dëmtimeve të Doksanit, Shytit, e Moçkës, që kanë mbyllur sezonin para kohe. Dovedan edhe në seancën e djeshme është parë mjaft serioz, njësoj si në stërvitjet e zhvilluara edhe në startin e përgatitjeve të këtij sezoni. Boshnjaku i stolit, pasi u konfirmua “live” si trajner edhe për elitën, tashmë kërkon suksesin e radhës në Ballsh.

byliss

TIFOZËT – Pritet që Bylisit të ketë mjaft tifozë në “Niko Dovana” dhe jo vetëm ata që do nisen nga Ballshi apo kryeqyteti, por edhe ata që jetojnë në qytetin bregdetar të Durrësit. Mbështetja do të jetë maksimale për skuadrën e tyre që rikthehet mes më të mirëve të futbollit shqiptar./panorama-sport/