Sezonin e kaluar kane qene Mevlan Adili dhe Ardit Krymi futbollistit me te ndeshkuar me kartona te Vllaznia, por sivjet “rekordmeni” duket se do te jete kapiteni Erdenis Gurishta.

Ne 14 javet e deritanishme te kampionatit ai ka luajtur ne 12 prej tyre (sepse ne dy ka qene i pezulluar) dhe ne to eshte ndeshkuar me plot 9 kartona! Nje mesatare e larte ne fakt prej 0.75 kartonash per ndeshje.

Kapiteni i kuqebluve padyshim qe duhet ta rregulloje kete gje sepse nuk eshte shume normale. Ne sezonin e kaluar, ai ka luajtur ne 34 ndeshje dhe ka marre 11 kartona, 2 me shume sesa deri tani ne 12 ndeshje te luajtura.

KARTONAT E GURISHTES KETE KAMPIONAT:

Java 1 Laçi- Vllaznia 3-5 (jo)

Java 2 Vllaznia- Teuta 1-1 (po)

Java 3 Partizani- Vllaznia 1-1 (po)

Java 4 Skënderbeu- Vllaznia 0-0 (jo)

Java 5 Vllaznia- Dinamo 6-3 (po)

Java 6 Kukësi- Vllaznia 2-0 (po)

Java 7 Vllaznia- Tirana 0-2 (i skualifikuar)

Java 8 Egnatia- Vllaznia 1-1 (jo)

Java 9 Vllaznia- Kastrioti 3-1 (po)

Java 10 Vllaznia- Laçi 1-0 (po)

Java 11 Teuta- Vllaznia 1-1 (po)

Java 12 Vllaznia- Partizani 1-0 (po)

Java 13 Vllaznia- Skënderbeu 1-0 (i skualifikuar)

Java 14 Dinamo- Vllaznia 0-0 (po)

Bilanci: Në 14 ndeshje të Vllaznisë, ka luajtur në 12 prej tyre dhe ka marrë 9 kartona.