Partizani pësoi një humbje në transfertë përballë Kastriotit në javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Në një prononcim për “Super Sport”, tekniku i “demave”, Dritan Mehmeti, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

Ne ishim përgatitur që do ta kishim të vështirë. Megjithatë duhet ta kërkojmë te vetja. Humbja e penalltisë na dekurajoi. Në të tilla fusha nuk ke mundësi të tjera për të mbyllur ndeshjen. Në futboll duhet dhe pak fat, port fatin duhet ta dish si ta kërkosh. Gjithsesi të vjen keq të humbasësh këto ndeshje, sepse në shumë raste kontrastet kalojnë limitet e “fair-play”.

Një lojtarë që të godas penalltinë? – Jo vetëm tek penalltia, por të shikosh mënyrën si i humbasin rastet, është aspekti psikologjik i lojtarëve. Lojtari duhet të jetë më i ftohtë. Kam provuar shumë herë dhe më i sakti ka qenë Kallaku.

Stenio Junior? Ai është një nga lojtarët më profesionistë që kemi. Më dha besimin në pushimin e ndeshjes se do të ishte shumë më i qetë. Më tha se ishte provokuar me fjalë që e kanë indinjuar shumë. Është ndjerë keq, por në pjesën e dytë ishte më i qetë.

Kallaku është në listën e parë. Duhet lojtari të jetë ai që ta kërkoi që nuk është në gjendje emocionale për ta goditur. Unë kur kam diskutuar me skuadrën nuk është se kërkuan mendim. Për golin ishte një kundërsulm që duhet ta menaxhonim më mirë, por jam i bindur që ishte faull në fillim të aksionit. Nuk e kuptoj pse VAR-i nuk ndërhyn. Këto nuk janë justifikime, por e kemi parë në ndeshjet e kaluara, Partizani ka marrë dy kartonë të kuq.

Fusha është për Superioren? – Unë jam teknik dhe do të merrem me pjesën teknike. Për sa i përket licencimeve të stadiumit nuk është. Një javë më përpara morëm dy të kuqe sepse ishin ndërhyrje brutale. Atëherë ç ’mund të them sot?

Ka diçka që nuk shkon? – Është futboll. Kam dy muaj e gjysmë dhe kemi marrë pesë gola. Njerëz janë dhe ata dhe mund të rreshtohen gabim. Megjithatë unë nuk kam çfarë nxjerr nga kundërshtari dhe duhet ta mbyllnim ndeshjen vetë.