Basania U17 merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe per me teper pas javes se 8-te te tij, ngjitet ne vendin e pare te renditjes. Nje pozicion mese i merituar nisur nga paraqitjet e deritanishme te ekipit.

Mesditen e sotme skuadra e drejtuar nga trajneri Donaldo Lari ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Spartak te Tiranes. U mendua te ishte nje ndeshje e lehte, por ne fakt nuk rezultoi keshtu.

Ka qene futbollisti Elvis Ibishaj i cili ka kaluar ne avantazh ekipin e tij ne minuten e 17-te dhe ky gol krijoi pershtyjen se do te kishim nje fitore te lehte te Basanias, por jo.

Miqte nga Tirana kane barazuar dy minuta me vone me ane te futbollistit Deme dhe pavaresisht perpjekjeve, nuk do te kishte gol tjeter ne kete pjese dhe ajo do te mbyllej ne shifrat 1-1.

Ibishaj ne minuten e 66-te do te shenonte edhe golin e dyte duke kaluar ne avantazh Basanian, por tre minuta me vone, Pjetri do te ndeshkohej me kartonin e dyte te verdhe dhe rrjedhimisht te kuqin duke e lene skuadren e tij me nje futbollist me pak.

Kjo e veshtiresoi disi punen, por Basania arriti ta ruante avantazhin deri ne fund duke fituar kesisoj me rezultatin 2-1. Me kete trepikesh ajo eshte ngjitur ne kuoten e 18 pikeve dhe duke perfituar edhe nga humbja e Kukesit kryesues ndaj Scutarit, ka bere qe ajo te ngjitet ne vendin e pare te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/