Vllaznia U17 e ka mbyllur me avantazhin 2-0 pjesen e pare te ndeshjes ndaj Brians, ndeshje kjo qe po luhet ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Nje loje e dominiar ne te gjitha drejtimet nga elipi shkodran i cili me kete avantazh duket shume prane fitores se kesaj ndeshje.

Protagonisti kryesor per ekipin shkodran do te ishte mesfushori dhe kapiteni i tij- Enes Papaj.

Ai ka zhbllokuar shifrat fillimisht ne minuten e 16-te dhe me pas ka dyfishuar shifrat 10 minuta me vone.

Me kete rezultat te arritur ne pjesen e pare, Vllaznia U17 po ecen e sigurte drejt fitores se kesaj ndeshje, fitore qe do ta ngjiste ate ne kuoten e 19 pikeve, megjithate duhet pritur edhe 45 minuteshi i dyte.

www.shkodrasport.com