Superliga shqiptare luan në mesjavë ndeshjet e javës së 23-te. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Dinamon të enjten në 16:45. Sfida vlen për dy skuadrat, që këtë sezon luftojnë për objektiva të ndryshëm. Trajneri Brdaric te Vllaznia do ketë tre mungesa.

Veç kartonit të kuq të Zogovic, edhe kapiteni Gurishta nuk ia ka dalë të riaftësohet nga dëmtimi. Po ashtu, braziliani Da Silva vuan një dëmtim që do e mbajë jashtë.

Fantazisti u dëmtua në sfidën me Skënderbeun dhe ka qepje të plagës, me mjekët që kanë rekomanduar disa ditë pushim. Nga dëmtimi pas disa kohësh është kthyer Ardit Hoxhaj.

Pavaresisht ketyre mungesave, tek Vllaznia jane te detyruar per te kerkuar fitoren sepse nuk duan t’i largohen me shume kreut te renditjes, pasi ne kampionat ende nuk kane arritur asgje.