Erzeni arriti të surprizonte në ndeshjen hapëse Vllazninë, duke e mundur atë me rezultatin 1-0. Në një prononcim për “Oversport”, tekniku i skuadrës shijakase, Xhevahir Kapllani, dha opinionin e tij për këtë përballje.


Fitorja sot apo ajo 5-2?

– Atëhere ishte kohë tjetër dhe ishte hera e parë që Erzeni militonte në Superiore. Ishte entuziazëm i paharruar. Ndërsa në roli e trajnerit është një ndjesi e papërshkrueshme.

E nënvlersoi Vllaznia?

– Jo nuk mendoj kështu. Duke parë që Vllaznia ka qenë pretendente për kampion vitet e fundit. Mendoj që Vllaznia mbetet ekipi pretendent për t’i shkuar deri në fund këtij kampionati.


Cili është sekreti për këtë paraqitje?

– Ne e filluam me shumë vonesë mbledhjen e ekipit. 95% e lojtarëve janë risi për Erzenin këtë vit. Mendoj që skuadra bëri një paraqitje të mirë dhe ata janë aktorët kryesorë të kësaj ndeshje.


Objektivat e Erzenit? –

Objektivat janë të mbijetojë në Superiore. Erzeni ka 36 finale dhe sot ishte e para. Na presin e 35 finale të tjera.


Me kë do e kesh përballjen më të vështirë me trajnerët nga shkolla e Durrësit?

– Mendoj se do t’i kem me të tre. Të treve i uroj sa më shumë fat në këtë sezon. E di që do të jetë e vështirë. Është risi që nga 10 skuadra, katër të jenë trajnerë nga shkolla e Durrësit.