Partizani e ka nsur me fitore debutimin e Superiores për sezonin 2022-2023 teksa në Elbasan Arena të kuqtë triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Egnatias. Kryeqytetasit në fakt u gjendën në disavantazh në minutën e 32-të të fraksionit të parë teksa Ilir Camaj përfitoi nga një gabim fatal i portierit Bekim Rexhepi. Ky i fundit dështoi në tentativën për të larguar sferën dhe si rrjedhojë la portën e boshatisur me sulmuesin e rrogozhinasve që nuk fali nga fare pranë.

Gjithsesi, në fraksionin e dytë të besuarit e trajnerit Giovani Colella reaguan dhe gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 57-të me anë të Engjëll Hotit që ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh të akroduar nga ana e VAR-it.

Kryeqytetasit nuk u dorëzuan në tentativat për të fituar ndeshjen dhe u shpërblyen në minutën e 97-të kur Xhuljano Skuka ndëshkoi Egnatian duke veshur edhe njëherë kostumin e Superheroit për Partizanin ashtu siç bënte në shumë ndeshje të sezonit të kaluar.

Partizani-Egnatia 2-1

Golat: Hoti (pen) 57’, Skuka 90’+6 / Camaj 32’

Partizani (4-2-3-1): Rexhepi, Hadroj, Bitri, Menich, Buxhelaj, Romero (Massanga 46’), Telushi (Murataj 56’), Cara (Mensah 46’), Hoti (Da Silva 70’), Rrapaj (Atanaskoski 74’), Skuka (në dispozicion: Hoxha, Sota, Cvetanoski, Hodo, Çelaj) Tr: Giovanni Colella

Egnatia (4-1-4-1): Sherri, Fangaj, Kacbufi, Atanda, Musta, Ojediran, Mihana (Doukouo 78’), Zejnullai (Mëllugja 90’+1), Medeiros, Jackson (Lila 62’), Camaj (Meçja 90’+1) (në dispozicion: Puja, Hyseni, Levendi, Selita) Tr: Edlir Tetova

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Kartonë të verdhë: Rrapaj 6’, Skuka 29’ / Fangaj 6’, Musta 31’, Ojediran 34’