Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKarriera e vëllait të Arlind Ajetit që zgjodhi Zvicrën merr tatëpjetën, nuk...

Karriera e vëllait të Arlind Ajetit që zgjodhi Zvicrën merr tatëpjetën, nuk e mbajnë dot as te Celtic

Sulmuesi shqiptar me pashaportë zvicerane, Albian Ajeti është larguar të paktën për 1 sezon nga kampionët e Skocisë, Celtic.

Tashmë vëllai i Arlind Ajetit do të luajë në Superligën e Austrisë, tek skuadra e Sturm Graz.

Kontrata e talentit shqiptar do të jetë huazim 1 vjeçar me të drejtë blerje në fund të sezonit, nëse Ajeti përmbushë objektivat me Sturm Graz.

25 vjeçari do të mbajë numrin e 9-të me skuadrën austriake.

Kujtojmë që më parë ka luajtur për ekipe si Bazel, St Gallen, Augsburg dhe West Ham United në të cilat mori eksperiencën e duhur për të mbajtur numrin 9-të mbi shpinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments