Syte e botes per nje muaj rradhazi do te jene te drejtuara nga Katari. Kjo per shkak te asaj qe siç cilesohet ndryshe si ngjarja me e rendesishme e futbollit, Boterori i Katarit 2022.

Kampionati i 22-te i Boterorit do te filloje diten e sotme dhe do te mbyllet me 18-dhjetor. Pikerisht, ndeshja hapese do te zhvillohet sot, duke nisur nga ora 17:00, mes Katarit vendas dhe Ekuadorit, nje perballje qe i takon grupit A.

Ne fakt, Boterori eshte organizuar ne Katar mes akuzave per shtetin arab, si shkeles i te drejtave te njeriut dhe premtimeve nga ana e FIFA per nje organizim me te mirin deri me sot. Ne Katar pritet te marrin pjese 32-skuadra kombetare nga e gjithe bota, teksa kampion ne fuqi nga Boterori i vitit 2018 eshte Franca.

Nderkohe, per ndeshjen e sotshme, Katar-Ekuador, qe luhet per llogari te Grupit A, “Shkodra Sport” ju sjell edhe formacionet e mundshme te dy ekipeve Kombetare, me te cilat ato pritet te zbresin ne fushen e lojes, teksa nuk ka nje ekip favorit per kete perballje te pare. Kjo ndeshje do te luhet diten e sotme, duke nisur nga ora 17:00 ne “Al Bayt Stadium” dhe gjyqtari kryesor i kesaj perballje pritet te jete italiani Orsato. /Maringlen ZHIVANI/

Katar-Ekuador, formacionet e mundshme

Katari: Al Sheeb, Ro-Ro, Al Rawi, Salman, Hassan, Ahmed, Hatem, Boudiaf, Ali, Al-Haydos (kap), Afif Tr: Felix Sanchez

Ekuadori: Dominguez, Preciado, Torres, Hinçapie, Estupinan, Gruezo, Caicedo, Cifuentes, Valencia, Plata, Ibarra Tr: Gustavo Alfaro