Vllaznia U17 ka mundur me rezultatin e thelle 4-0 Teuten kryesuese te kampionatit dhe pas javes se shtate, i merr vendin e pare ne renditje. Nje fitore e lehte per nga menyra si erdhi, por padyshim qe ka qene merite e lojes se shkelqyer qe kane zhvilluar futbollistet e drejtuar nga trajneri Gilman Lika.

Vllaznia U17 e ka nisur me vrull ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe ka krijuar disa raste shenimi, por goli ka vonuar te vije. Duhej minuta e 35-te qe rezultati te zhbllokohej dhe kaq ka mjaftuar. Autori i golit te pare ka qene futbollisti Aris Ara.

Nderkohe dy minuta para fundit te pjeses se pare do te shenonte edhe sulmuesi Gerald Kubazi dhe ne kete menyre, ky 45 minutesh do te mbyllej me shifrat 2-0 ne favot te kuqebluve te drejtuar nga trajneri Gilman Lika.

Ata do te vazhdonin te ushtronin edhe ne pjesen e dyte dhe si rrjedhoje do te vinin edhe dy gola te tjere me autore Xhoel Hajdarin ne minuten e 62-te dhe Jozef Marashin ne minuten e 83-te.

Perfundimisht 4-0 per Vllaznia U17 qe me fitoren e sotme ngjitet ne kuoten e 14 pikeve, po aq sa edhe Teuta, por me golaverazh me te mire se ajo, tashme mban vendin e pare ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA U17- TEUTA U17 4-0

Golat: Ara, Kubazi, Hajdari, Marashi

Vllaznia U17: Lekaj, Selmani, Marashi, Likaj (Smakaj ’74), Guri (Hoxha ’74), Çelepija, Gerbeti, Sylia, Ara (Kraja ’84), Kubazi (Hotaj ’80), Hajdari (Toni ’78). Tr: Gilman Lika.