Kategoria e Dytë do të hapë ditën e sotme javën e 7-të të kampionatit me Grupin A që zbret i pari në fushën e lojës. 12 ekipe do të përballen në 6 sfidat e orës 13:30, secila me objektiva të ndryshme.

Kjo jave do te dhuroje dy “derbi” te skuadrave veriore teksa ne Lezhe Beselidhja do te prese Veleçikun, ndersa ne fushen sportive te Barbullushit, Murlani do te prese Terbunin.

Valbona nderkohe kërkon të vijojë ecurinë perfekte me 100% fitore teksa pret Sopotin në shtëpi, ndërsa Iliria – Gramshi mund të quhet ndeshja e ditës me dy ekipet që duelojnë ngushtë si në fushë, ashtu edhe në renditje.Sfidat e tjera janë Albanët – Shënkolli dhe Naftëtari – Adriatiku.

-NDESHJET E DITËS-

Valbona – Sopoti

Albanët – Shënkolli

Iliria – Gramshi

Naftëtari – Adriatiku

Murlani – Tërbuni

Besëlidhja – Veleçiku