Sot, në orën 13:30 do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e javës së 10 në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Kryesuesit e Luzit do të përballen në transfertë ndaj Adës.

Kjo ndeshje do te luhet ne fushen sportive te Velipojes dhe do te startoje ne oren 13.30. Ada ka bere nje sezon jo te mire deri tani, por kjo nuk do te thote se nuk do te tentoje t’i marre pike Luzit.

Oriku do të luajë në transfertë ndaj Gramshit. Iliria do të masë forcat në shtëpi ndaj Murlanit. Ky i fundit barazoi pak dite me pare ne Elbasan ndaj skuadres vendase dhe do te tentoje te marre pike sot edhe ndaj fushe- krujasve.

Elbasani do të ndeshet në transfertë ndaj Shënkollit. Veleçiku do të presë në shtëpi skuadrën e Bulqizës. Klosi do të sfidojë Internacionalin në transfertë dhe natyrisht qe pritet fitorja e tij.