Kategoria e Dytë do të zhvillojë sot në orën 14:00, javën e 16-të të saj. Ditën e sotme, do të zbresin në fushën e blertë pothuajse të gjitha ekipet e Grupit A, ku Ada do të ketë një përballje të vështirë në transfertë ndaj Ilirisë.

Ekipi i Fushë-Krujës, padyshim që do të kërkojë fitoren, teksa do ta bëjë më të vështirë ndeshjen për velipojakët, ku edhe ata nga ana e tyre, janë jo pa pretendime në këtë sfidë.

Ndeshja Iliria-Ada do të luhet sot, duke nisur nga ora 14:00, në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Ndërkohë, Murlani do të përballet kundër Orikut kryesues dhe do të ketë një përballje të vështirë në shtëpi, në ndeshjen që do të luhet pasditen e sotme në fushën sportive të Barbullushit dhe padysim që do të synojë të marrë një fitore, paçka se luan ndaj kryesuesve të grupit.

Ndeshja Murlani-Oriku, do të luhet sot, duke nisur nga ora 14:00, në fushën sportive në Barbullush.

Maringlen ZHIVANI