Flamurtari i Vlores vazhdon te zhgenjeje ndonese eshte ndertuar per te qene pretendenti kryesor per ne Superlige. Pasditen e sotme ai eshte ndeshur ne fushen e tij me Bylisin dhe eshte mundur me rezultatin e ngushte 0-1, ku fatin e kesaj perballje e ka vendosur goli i Eminit ne minuten e 68-te.

7 gola nderkohe ne sfiden e luajtur ne Vore ne mes Beses dhe Lushnjes, me kavajasit qe fitojne 4-3 duke siguruar ne kete menyre fitoren e pare ne kete kampionat.

Nderkohe ne sfiden e luajtur ne Burrel ne mes skuadres vendase dhe Kastriotit eshte sigluar rezultati i barabarte 0-0 dhe ne kete menyre te dy ekipet kane ndare nga nje pike kete jave.

Tomori i Beratit nga ana tjeter, ka fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj Luzit, me golin e shenuar nga Xavier qe ne pjesen e pare te ndeshjes. Ndeshja e peste e dites se sotme ka qene ajo e luajtur ne Peshkopi ne mes Korabit vendas dhe Apolonise.

Fieraket kane luajtur me mire, kane shenuar nje gol me ane te futbollistit Ndubuisi qe ne pjesen e pare, por qe i ka mjaftuar per te marre tre pike shume te vlefshme ne nje fushe shume te veshtire. Pas javes se dyte te kampionatit, Apolonia dhe Bylis udheheqin renditjen e kampionatit me pike te plota, 6./SHKODRA-SPORT.COM/