Java e 20-të e Superiores do të luhej këtë të mërkurë, por për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Federata Shqiptare e Futbollit i shtyu për në fundjavë, konkretisht për të shtunën dhe të dielën.
Sot, FSHF-ja ka zbardhur axhendën për 3 javët e ardhshme duke nisur me të 20-tën.
Java e 21-të do të zhvillohet të premten dhe të shtunën, ndërsa në mesjavën e muajit mars janë programuar takimet e javës 22-të.
Më poshtë njihuni me axhendën zyrtare të Superiores për 3 javët e ardhshme: