Të paktën 12 mijë tifozë do të jenë në gjendje të futen në stadium në ndeshjet e Euro 2020, që do luhen në “Johan Cruyff Arena”, stadiumi i Ajax, që ka kapacitet prej rreth 55 mijë vendesh.

Lajmin e bën të ditur vetë Federata e Futbollit Holandez, që ka marrë lejen nga qeveria edhe më parë të fusë rreth 5 mijë njerëz në stadium në ndeshje brenda të kombëtares.

Në rast se situata e pandemisë në Hoalndë përmirësohet, numri i tifozëve në stadium mund të shtohet, por edhe mund të ulet në të kundërt.

Holanda është vendi i pestë, që zyrtarizon hapjen e dyerve për tifozët në Euro 2020, pas Italisë (25%), Rusisë (50%), Spanjës (25%) dhe Danimarkës (29%). /abcnews/