Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKategoria SUPERIORE shtyhet 'sërish', FSHF pa një datë konkrete

Kategoria SUPERIORE shtyhet ‘sërish’, FSHF pa një datë konkrete

12 marsi 2020 do të jetë një ditë historike në Shqipëri. Kampionati i futbollit dhe gjithë aktivitetet sportive u pezulluan me afat të pacaktuar, ndërsa parashikohej se deri në fundin e këtij muaji do të kishte një datë për rinisje.

Megjithëse kanë kaluar 10 ditë prej asaj date, situata e Covid-19 duket se nuk është përmirësuar, me disa raste të reja të shënuara dje me Coronavirus në Republikën e Shqipërisë. Megjithë masat e marra, tanimë nuk bëhet fjalë për futboll.

UEFA shtyu kampionatin Europian 2020, ndërsa sipas udhëzimeve të saj fundi i ligave në Europë duhet të mbarojë deri në 30 qershor.

10 javët e mbetura të Superligës shqiptare duket se do të shtyhen sërish, duke pasur fatin e kampionateve më në zë të Europës.

Bundesliga, Serie A apo La Liga shohin muajin maj si rifillimin e sportit. Kështu, duke parë situatën e të prekurve me Covid-19 dhe masat parandaluese, edhe në Shqipëri futbolli pritet të ndalet për disa javë të tjera, me Qeverinë dhe instancat përkatëse që kishin parashikuar rikthimin e jetës normale në fundin e marsit./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments