Boksieri i Vllaznise Tonin Prela ka zene vendin e pare ne turneun nderkombetar “Lah Nimani” qe u zhvillua fundjaven qe shkoi ne Kosove. Ai ka konkurruar ne peshen 63.5 kg dhe ne ndeshjen finale te esaj eshte ndeshur me boksierin kosovar Zenel Hasani.

Prela ka zhvilluar nje ndeshje shume te mire duke e dominuar ate nga fillimi e deri ne fund dhe si rrjedhoje eshte shpallur fitues nga gjyqtaria duke marre kesisoj edhe medaljen e vendit te pare.

Por perveçse se me Tonin Prelen, Vllaznia eshte perfaqesuar ne kete aktivitet edhe me dy boksiere te tjere 18 vjeçare, Renato Gurra dhe Besjor Gjetaj te cilet kane patur me vete edhe trajnerin Lazarin Vila.

Gurra eshte ngjitgur ne ring ne diten e pare te ketij aktiviteti. Ka konkurruar ne peshen 80 kg dhe ka patur perballe boksierin Riad Hasanaj te Kosoves. Megjithe perpjekjet e bera, boksieri shkodran nuk ka arritur te dale fituese ne kete sfide.

Pas tij ne ring eshte ngjitur boksieri tjeter i Vllaznise Besjor Gjetaj i cili ka konkurruar ne peshen +92 kg ku kishte perballe boksierin Edi Nasufi nga Maqedonia e Veriut. Gjetaj edhe pse beri dy raundet e para shume te mira dhe i fitoi, per arsye te nje problemi qe ka me shpatullen u pa e arsyeshme qe mos ta vazhdonte raundin e trete sepse pati dhimbje./www.shkodrasport.com/