Në rradhët e delegacionit shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat e I-ra Europiane që do të zhvillohen në datat 12-28 qershor në Baku të Azerbajxhanit, natyrisht që nuk mund të mungonin edhe sportistët shkodranë. Janë jo pak por katër të tillë dhe për koinçidencë, të katër ato i takojnë atletikës. Bëhet fjalë për kampionin dhe rekordmenin e garës së kërcimit së gjati Izmir Smajlaj si dhe për Ardit Rashin, Mario Shestanin dhe Gledis Hallunin.Pjesë e kësaj liste është edhe boksieri vlonjat që konkurron për Vllazninë Rexhildo Zeneli ndërkohë që ka qenë i planifikuar edhe boksieri shkodran Kristian Demaj por ai për arsye dëmtimi, e ka patur të pamundur për të qenë pjesë e këtyre Lojërave.

Po ashtu, në delegacionin shqiptar është edhe trajneri i xhudos Erind Cara. Kuptohet që me disa prej këtyre sportistëve pjesmarrës do të tentohet hyrja në zonën e medaljeve megjithatë nuk do jetë e lehtë pasi do ketë pjesmarrje të madhe dhe kuptohet që edhe konkurrenca do të jetë e tillë.
© shkodrasport.com